Ne të dy


Duheshim pak,

Se përjetonim

Jetën e heronjve ngritur,

Mëndjes njerëzore.

Duheshim pak.

Duheshim prore

Mbrujtur mes dashurisë

E dhimbjes njerëzore.

Ne të dy , jemi larg

Krijuam heronjtë tanë

Heronjtë që vuajnë e gëzojnë.

Mes tyre, jetën ndërtojnë.

Duhemi pak.

Duhemi sak.

Njësoj si heronjtë tanë,

Rënë në të jetës lak.

Heronjtë njësoj qeshin e qajnë.

Ne të dy, i fuam heronjtë tanë.

Si ata të krijuan; sta që krijuam.

Si shpirti jonë njësoj janë.

Si ajo çka u kushtuam.