Nëna e valëve-Vaso Papaj


(me motive himarjote)

O Neço*, ngriu nga varri

Bëje këngën për së pari

Vajz’ e valëve s’ësht’ këtu

E rrëmbyen valët blu

Ngrihu , Neço dhe këndo

S’ka as nuse, jo, mor jo

Koh’ të tjera sot kan’ dalë

Bëj’ një mund e këmbe fjalë.

O Neço, ngrihu nga varri

Zër sokakun për së mbari

Port’ më port’ lësho një zë

Nga tri plaka, mbetur një…

Kalo sot e kalo mot

Nëna valët i përlot

Qan nat’ e qan ditë

O kurbet, na thave sitë **

Ngrihe, Neço, zën’ e saj

Çik’ e Qorre maj’ më maj’

Zëri nënës, kënga jote

Të mos tretet nëpër mote.

*Neço Muka këngëtari i shquar himarjot i viteve njëzet – tridhjetë.

**sitë-forma dialektore e fjalës sytë.