
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Nënën putha në flamur
(folklorike)
Si atdheu s’ka në botë
Atje ku lindëm dhe ne,
Si dielli që rri mbi re.
Malli ynë tretur si vala
Kurbetin e ngrëntët flama,
Bijtë e shqipes nëpër botë
Ju pret atdheu sot e motë !
Bijtë e shqipes ku po venë
Shqiponja ngriti folenë,
Loti dhimbjes u bë gur
Nënën putha në flamur.
Kurbeti është lum e det
Edhe shpirti plagë nga malli.
Të dëgjoj zërin e djalit
Të puthë nip e mbesa si mali.
Durrës , 15 prill 2023
POEZI XHEVAHIR CIRONGU
Diell qershori
Nuk di se ku shkoj dielli
Dhe pse qershor ai s’të ngroh,
Mos vallë pas një reje fshehur rri
E si padashur më ulet mbi krah.
Në këto çaste vrapova dhe unë
Me përkëdheljen e tij në sy,
E kapa rrezen , e futa në gji
Ajo rreze vërtetë në trup mbeti aty.
Mëngjes qershori me pak re
Si një gonxhe shege , si për çudi,
Dhe qielli ndizej në sytë e një reje
Gjithë rrezet e diellit putheshin me ne.
S’desha të largohesha nga ai diell
S’ po dija në ishte dimër apo verë;
Retë në qiell i largoi ajo erë
E tek ne la puthjen e diellit si nga herë!
Durrës dt 3 qershor 2023