Nëntori i  Flamurit-Vilson Mersinllari


Ndjehem i plotesuar dhe shumë krenar

ku unë banoj me vite,këtu në Vlorë

qytetin e bukur,në qytetin e flamurit-

e këtij simboli të madh,mbarë Arbënor.

Njëqind e njimbëdhjetë vjet më parë

më njëzet e tetë Nëndor 1912-të

plaku Ismail Qemali me patriot të tjerë

ngriti flamurin,simbolin e vërtetë.

Ndër vite ky flamur,me gjak është vaditur

e atyre që dhanë jetën për pavarësi dhe liri

në tokën Shqipëtare i lirë është valvitur

dhe respektohet ky flamur,në gjithë shqiptarin.

Muaji Nëndor është muaji i flamurit

muaji i festave,pavarësisë dhe lirisë

dhe ai kuqalon,për tej bukurisë dhe nurit

anembanë vendit,në çdo cep të Shqipërisë.

Por vetëm Shqiponja në flamur e menduar rri

rri në vetvete e mbyllur,me pak trishtim

se krahët dhe zemëra e saj eshte e coptuar

prandaj ajo do të ketë një tjetër -bashkim-.