Nëpër rrugët e përbaltura-Vilson Mersinllari


Nëpër rrugët e përbaltura

ku kam kaluar dhe ecur

asnjëherë nuk jam stepur

asnjëherë nuk kam ngecur.

Por kam vazhduar rrugën drejt

me hap të ngadaltë dhe jo nxituar

rrallë,rrallë ecja dhe shpejt

andrallat që kisha,për ti harruar.

Pavarësisht rrugën që unë doja

ta shkelja me këmbë,nuk arrita

por sot jam,më shumë i lumtur

qe me ardhi e bardhë,si bora,dita.

Dhe si petalet e luleve që ndritin

që shkëlqejnë nga vesa në mëngjez

më vijnë vargjet e mia të poezisë

mikeshat dhe miqtë e mi përshëndes