Nëse…Nexhat Nallbati


NËSE…

Tek fjala nëse, më ndaloi mëndja,

filloi menjëherë të punojë imagjinata,

Mendimi shkoi tek disa gjëra,

Nisi të rrjedhë e të shkruhet fjala.

NËSE ti kthehesh në zog,.

cicërimën tënde do e dëgjoj,

Kudo që të fluturosh e të jesh,

zërin tënd unë do t’a ndjej.

NËSE ti bëhesh një lule,

do t’a thith aromën tënde,

Do t’a kem më të lehtë akoma,

nëse ti bëhesh dhe ikën si era,

Sado larg që t’i të shkosh ,

Me ty do jem,prej teje s’ndahem dot.

NËSE në re ti do të jesh kthyer,

me shiun tënd do të lag kryet,

Në kujtim nëse ti kthehesh,

Me ty do jem nëpërmjet memories.

28 Korrik 2023.