Niqiforos Vretakos-Bota dhe poezia -Shqipëroi: Lefter Shomo


BOTA DHE POEZIA( Ο ΚΟΣΜΟΣ ΚΑΙ Η ΠΟΙΗΣΗ)

Gjëra të thjeshta, të gjitha..

Rendi i tyre është ngarkuar

nga dora jote..

Një buqetë ngjyrash në vazon

e kohës..

Mandej, ç’ kujton se është në thellësi poezia?

Është pjalmi i gjërave të

gjithësisë .

Pjalmi në veprimet, pjalmi në

dhimbjet,në dritë,në gëzim ,në

ndryshimet, në ecuri, në lëvizje.

Ç’ kujton ,pra..

Thellësisht është një zemër njerëzore e ngarkuar me të gjithë

botën.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/564 n.v.α.