Një bisedë-Vilson Mersinllari


—————–

Një bisedë të bukur,në ëndërr sikur po bëja

me poet Lasgushin,buzë liqenit ishim ulur

me shallin mbështjellë,borsalinën mbi kokë

sytë nga Shën Ndauni,në heshtje i kishte ngulur.

Fliste ngadalë i qetë,për vargjet,për poezinë

në sytë e tij rrëshqisnin lotët,ku mbi faqe ngecnin

rishtaz vështrimin e hidhte nëpër tërë qytetin

mu kujtua poezia që kishte shkruar për -Poradecin-.

E përshkruante me mall dhe dashuri qytetin e tij

kur ishte nën kthetrat e harresës dhe vetmisë

por vargjet e tij lirike që shkruante për dashurinë

i dhanë më shumë vlera,në privimin e tij të lirisë.

Mu kujtuan vargjet e fundit tek poezia-Poradeci-

ku në ato çaste nga Shën-Ndauni,i malëngjyer shikon

eh ta dish ti more djalë dhe për momentin ai heshti

që edhe lumi Drin ta dish ti,nga Shën-Ndauni buron.

Këto ishin fjalët e tija,shumë filozofike

ku ato përcillnin më shumë se sa një mesazh

poetët jënë mes njerzve,në të gjithë vëndin

edhe kur të tjerët i privojnë,ju bëjnë shantazh.