NJË DITË MOJ ZANË
Do t’i bie detit mes për mes…
që të takoj ty e bukura e detit
s’di, kam dhe një fije shpresë
Edhe në më zëntë nata do vazhdoj…
drejt bregut ku zanat aty pushojnë
vetëm të di se aty je, e ty do te takoj
të rrahurat e zemrës s’do ndalojnë…
Atje ku je ti thonë se është bukur…
dhe unë do të udhëtoj natë e ditë
dhe në qoftëse diku Ti je strukur…
do të gjej një ditë Ty zanë sydritë.
Dhe nëse fryen erë e madhe,stuhi
mund të më pengojnë në udhëtim
s’do të dorëzohem rrugës për tek ti
e di,Ti je Ajo që trazove shpirtin tim.
Zymer H.Haliti
