Një eruditi që s’ndalet:Kasam Shaqirvela


NJË ERUDITI QË S’NDALET

Kasam Shaqirvela

Mendja dijen imët ia bluan,
shpirti në zemër fort ia ruan,
dora bukur atë ia shkruan ,
ky trinom është i palodhshëm,
sikurse deti me ujë të bollshëm..!
*
Se ai është një erudit …
Që ecë në këmbë e s’ndalet
Si asket malit i ngjitet
Në Dodonë, atje të falet..!
*
Dija e tij si dritë Dielli
Çdo errësirë e shndrit…
Thellë në tokë e lart tek qielli
Pellazgjisht i shpalos mrekullitë!