Një këngë e mbetur në kitare-Godo Mehmetaj


Në bllokun e kujtimeve kërkova një këngë

një tekst të vjetër që këndoja me shokët

andej bregut të detit ku rrinim deri vonë

dhe sot nostalgjia atë këngë ma kujton.

Mos ndoshta ajo ngeli brënda në kitare

ku sot e harruar e mbuluar me pluhur

ndoshta dhe telat i jane këputur

ashtu si dhe shoket që më si kam parë.

Koha vitet sa shpejt i ka tretur

as stoli ku këndionim më s,ekziston

ka mbetur vetëm shkëmbi ku përplasen dallget

dhe dielli i lodhur që perëndon mbi Sazan.