Një kujtim nga nëna-Murtez Asllani


Kur isha n’shkollë të mesme

nëna më bleu një orë,

sa fort u gëzova

e vendosa në dorë.

Orën kur e bleva

tepër u gëzova

të gjithë shokëve

me radhë ua tregova.

Nga një i afërm

orën e ka blerë

edhe pas 60 vjetësh

ajo ka shumë vlerë.

Është Darwil i Zvicrës

punon për mrekulli,

kush e sheh këtë orë

vërtet merr lakmi.

Orën e vjetër

e ruaj për kujtim

që më bleu nëna

dritë e shpirtit tim.

Ajo nuk jeton

por ka lënë shumë kujtime

dhe përgjithmonë

është në zemrën time.