Një palë këpucë deshi të blinte-Leonard Pipa


Një palë këpucë deshi të blinte,

Merak të madh e kishte bre!…

Nga rruga e dhimbjes zvarrë po vinte,

S’kish veshur kurrë të re!

E pashë e sytë mu mjegulluan,

Zot o zot s’ke hiç mëshirë!

Netët të zeza më kaluan,

Përpara në fytyrë…

Dhe mu kujtua Trimi i matur,

Si vdiq maraz për një gërnetë,

Se këmbën thosh e lë dhe zbathur,

Po jo shpirtin e shkretë!

E mu kujtuan gjithë njëherë,

Sa herë vinte e djela…

Opingat ku i kishim çjerrë,

I qepnin kryq me tela…

Dhe m’u lëndua plagë e motit,

Se… gati ish në kraharor,

Një palë këpucë ju lutëm zotit,

Po kot…e vumë në zor!