Një takim i pamundur me të madhin-Ukshin Morina

Një takim i pamundur me të madhin

… Ndërsa ishte orairi zyrtarë i pritjes mendova të shkoj aty ku s’shkova kurre për t’u takuar më atë që s’u takova asnjëherë.

Ai nuk më donte nga që tek unë shikonte gjithmonë frikën e tij, ndërsa unë shpresën e një dite të re.

I ngjita shkallët dhe në krye të sallonit më doli përpara një halldup i veshur me uniformë dhe më pyet: Ku do me shku orrrr tiii?, – më foli me një gjuhë të mezikuptueshme dhe me një zë si nga gava e shpellës.

E ngrita kokën dhe e pashë për një copë herë duke menduar se isha drejtuar pikërisht aty ku s’doja të shkoja kurrë.

Aty ishte një vend ku gjindja hynin e dilnin pa ditur se me cilin ishin takuar dhe c’farë kishin biseduar, njësoj si unë që se dija se me cilin po flisja dhe se ku doja të shkoja.

Dua të takohem me atë. Me të madhin., – thashë pa u menduar duke zbritur tre shkallë më poshtë.

Ndërsa ai më pyeste shihja gjithnjë veten të shkoja prapa, derisa u gjenda te porta e jashtme dhe ndjeva rrapallimen e saj përpara fytyrës sime.

U largova prej aty me idenë se ai më kishte harruar se cili isha, ndërsa ai më ndiqte për nga dritarja duke menduar kohën e durimit tim.