
NJË VARG NJË TRËNDAFIL
Sot qielli hapi portat e kaltërsisë
Retë e errëta ngadal largohen
Si vargjet nën dritën e qiriut
Trëndafilat nisin të gjelbërohen.
Si tingujt e ëmbël në.orkestër pranë më rrinë
Plotë harmoni padyshim i sjellin jetës
Një.varg shkruhet nga dora e mendjes sime
Një.trëndafil ma sjell pranverën në kopshtin e zemrës time
Dhe kur vargjet të.jenë vargëzuar
si kryefjalë shpirti
Shohë trëndafilat duke vallëzuar
si valë deti
Sa shumë.kurora ata formojnë vargun tim
Si poezitë që poetin frymëzojnë për dashurinë
Një.vargë shkruan poeti me perlën e penës
Një.trëndafil dhuron natyra si forcë për zemrën
Sa ëmbël bëhet dueti në notat që i sjellin të.dyja
Dashuria dhe natyra bëhen shpirti i vargjeve të mia.