Nuk janë shaka por janë të vërteta-Nexhat Nallbati


Nexhat Nallbati

Nuk e kuptojmë apo s’na vjen mirë ?!

Pse kemi arritur në këtë pikë !

Ç’po ndodh kështu në shoqërinë tonë !

Me sharje dhe ofendime ditën fillojmë !

Qysh në mëngjes pa u gdhirë mirë,

Gdhihemi keq, me zili dhe cmirë,

Takohem me ty por s’të përqafoj,

Nga larg të shaj dhe të ofendoj.

Ditën e nisim me të sharë,

Kështu themi na shkon”mbarë”

Më shan ti, të shaj dhe unë,

Fjalë të pista përdorim shumë.

S’lemë gjë pa thënë e trazuarë,

Zëri dëgjohet fort deri matanë,

Fjalët tona dot s’i kontrollojmë,

Se çfarë themi nuk dëgjojmë.

Të shaj ty, ti nuk mërzitesh,

Të shaj familjen nuk çuditesh,

Por po të shava ty partinë,

Kërcet grushti “thyhen” turinjtë.

Nuk janë shaka por janë të vërteta,

Duke u sharë nuk shkohet jeta,

Duhet ndruar urgjent muhabeti,

Për dashuri dhe harmoni ka nevojë mileti.