O brune syzeze…Eralda Cuko


O brune syzeze… (Dedikuar bruneve)

O brune magjepsëse,o bukuri e vërtetë,

syzezë e natyrshme m’je vepër ,m’je art…

Në botën tënde ēshtë mrekullia e tetë ,

frymëzon çdo artist në çdo hap…

Në sytë e tu mban fshehur thesarë ,

që përshfaqin hijeshi sikur yjet në qiell…

Mahnit çdokënd e krejt botën mbarë,

rrezaton si drita e të bukurit diell…

Si vallja e erërave flokët e zi përkund,

e bukura fytyrë të rrëmben si përrallë…

Magjepsja sikur Hëna gjithkënd e përhumb,

zemrën Yllit t’bukur pse ia rrëmben vallë?!

Nga zemra jote përcjellë veç mirësi,

gjjithë ngjyrat e ylberit shpirti yt mban…

Me vështrimin tënd tundon si me magji.

A e di se m’je më bukura ëndërr që kam?!

O vajzë belhollë, o syzeze sikur nata,

O poezi e shkruar në hënën e plotë…

Derdhur shpinës mban ti flokët e gjata,

m’je rrënjosur në mendje e s’të shkul dot…