O himn i bukurisë…Eralda Cuko


O himn i bukurisë që m’ke ti,

bukuri që m’freskon kurdoherë!…

Zemrën ma ndez me tënden magji,

për ty digjet shpirti im i mjerë…

M’je himn i bukurisë rrezellitëse,

që depërton si rreze kudo në mua…

Ti m’je ëndërr e natës sfilitëse,

je pranverë me shpirt t’lulëzuar…

Ke bukuri që marrshon në çdo skaj,

me të brishtën buzëqeshje si fëmijë…

M’je himn i bukurisë moj e pafaj,

ndaj shpirtin po ma tret si qiri…

Vallë ç’të ketë ky vështrimi yt,

që mendjen krejt ma turbullon?!.

Më shpje në meditim e m’verbon sytë,

timen muzë kaq shumë ma provokon…

Në je djallë ,a ëngjëll ka pak rëndësi,

je e vetmja shpresë që mua më çmendë…

Je himn i bukurisë në gjithësinë pa kufij,

që më përndjek kudo ,në çdo cep a kënd!..