O vëllau i motrës …!!Zihni Ndregjoni


Vëlla.

Kam nis motra jote .

Hallin, me ta qa.

Ike n’dhe të huaj.

Tëndin, e ke lënë.

Le me lot në sy.

Babë edhe nënë.!

Po ti more vlla.

Zemra, sa t’ka qa.?

Syt ,sa lot t’kanë lëshuar.

Të ka marrë o vlla.

Malli dhe për mua.?

0 vllau i motrës për ti.

Loti ,s’më ka pushuar.!

Baba edhe nëna.

Duan,me t’pa dhëndërr.

Mua më kanë thënë.

Të kan parë ,në ëndërr.

Me nuse në krah.

Vllau im gurbetqar.

Prej mallit , kanë qar…..!!

O vllau i motrës.

Eja, pranë votrës.

Jemi duke t’prit.

Loti i përmallimit.

Na ,qërroi syt.

Nëna dhe babai edhe unë vëlla.

Për ti ,shumë jemi mërzit…!!