Ofshamë vitesh-Gina Kapa


Janë

Disa ëndërra që të zgjojnë vitet e humbura.

Janë.

Disa fjalë që s’mblidhen më vit pas viti.

Janë.

Janë disa ditë si tela të këputur.

Janë.

Disa ndodhi që të errësojnë shpirtin.

Janë.

Disa fjalë që të qetësojnë qoftë edhe në ajërin qiellorë

Janë ca pengje

Që të mbeten pengje gjithëmonë.

Janë.

Ca luanë më thonë se vetëm për mua rrojnë.

Janë ca poezi që më sjellin siguri.

Janë ca të tjera që më trishtojnë.

E loti më pikon pa kuptuar.

Janë ca brigje të tjera që më trazojnë.

Më ngatërrojnë mëndjen.

Janë disa male që vrullin ma ndalojnë.

Janë disa erëra që më japin një frikë.

Janë disa të tjerë që më japin terrin.

Gjumi i natës s’behet i qetë.

Erëra të trazuara ngado më vijnë.

Nga Gina kapa Athinë 10/5/2024