Pa përgjigje-Halit Haliti


Sa do doja të kuptoj shumë gjëra

Që më ikën nga kjo jetë

Sikur dëgjoj

vetëm përshpërimat e saj

Nuk e kap dot as edhe një vjet.

Asnjëher nuk është e tepërt

Edhe atëher

Kur na duket pak

I ngarkuar nga malli që kam

Miqtë e mi

Që nuk i kam përqark.

Pyes veten

Si ta hjek këtë barrë?

Peshën e shpirtit

Që mban ti

Me të s’kam se si t’jetoj vallë

Kohën prap

Se kthej më assesi.

Çdo cep i kujtimit

Ka një çast të fundit

Mosthënia për të

Të mos jet tragjike

Në këtë bot

Shumëqka është keqëkuptim

Unë pa përgjigje

Sërish po ik..!