PËR TË VËRTETËN
Sa herë që i ngjitesh të përpjetës
Udhës ku shkelën pararendës
I kapur fort pas të vërtetës…
Në plugime të thella t’penë-parmendës.
Në atë udhë kaq të ndritur
Që dhe të tjerë e shkelin prore
Bashkë në një pikë për të arritur
Ku takohen mendjet frutore.
Pengestarët më kot harxhohen
Si në veprime e si në kohë
Se Lisat kurrë nuk tundohen
Ndonëse lëvizin nga një trohë.
Edhe në mos paçin mundësi
Majave t’i puthë rrezja e diellit
Janë pjesëtarë në mendimësi
Edhe pas vajtjes në gji të qiellit.
