U rrite “Horr” i vogël…Pirro Minella Millona


U rrite “Horr” i vogël…!!!”

……Isha me shërbim në Zonën e Shpërndarjes Elektrike Elbasan në Auditimin e rradhës. Prezantuam programin dhe siç është “zakoni” na ftuan për një kafe tek “Granti” aty afër.

U ulëm dhe porositëm nga një kafe të rastit dhe filluam të bisedojmë për problematikën e jetës së përditshme, kuptohet që Elbasanin e njihja mirë se kam banuar gjatë këtu, por edhe kam qënë në vënde të ndryshme pune që më ka lidhur me shumë njerëz dhe me problemamtika të ndryshme.

Kur erdhi kamarieri, një djalosh e solli kafenë dhe më tha:

-Të bëftë mire xhaxhi Piro.

Nuk ja vura shumë veshin, por vazhduam bisedën.

Ai qëndroi në cep të banakut dhe përsëri nuk mi shqiste ata sy të shkathët.

U ndesha rastësisht me ata sy dhe më tërhoqën vëmëndjen. Mendova se duhej të ishte një i njohur ose djali i dikujt që une e njihja.

I bëra shënjë dhe ai filloi të lëvizte drejt meje.

Unë u ngrita bëra dy a tri hapa dhe i them i pari:

-Njihemi gjë ne.

Ai më pa në sy një copë herë dhe më tha diçka që më kthehu shumë kohe pas kur banoja në Elbasan….

-Banoj tek “Xhaxhurët” dhe kam qënë në një klase me vajzën tuaj të madhe dhe besoj e mban mënd se kush mund të jem.

Atëherë menjëherë mu kujtuan ato ngjarje të viteve të vegjëlisë së vajzes time, Klodit…

Kur vajza ishte në fillore shkollën e ndiqte tek “Qemal Stafa” nuk e kishim larg nga shtëpia dhe Nënokja ime e shoqëronte gjithmonë deri tek dera e shkollës dhe e dinte orarin kur dilte dhe përsëri aty e priste. Ishin një grup të vegjëlish që banonin tek “Xhaxhurrët” tek blloku i furrës së bukës dhe i binin këtej nga pallati im për të shkuar në shkolle.

“Horri” i vogël ishte kamarieri që kisha përballë.

Ai “ngordhte” për vajzën time të madhe dhe e shprehte hapur.

Unë nuk e dija por të gjithë në klasën e saj nuk guxonte kush ta ngacmonte se hidhej si “skifter” “Horri” i vogel.

Mamaja ime më tha një ditë e shqetësuar se mos vallë i ndodhte gjë sendi e keqe vajzës.

-Dakort-i thashë

Dhe të nesërmen nuk shkova herët në pune por prita sa erdhi ora për të shkuar vajza në shkolle dhe dola bashke me të.

Poshte pallatit priste “grupi i gatshëm” per ta shoqëruar.

Kapedani ishte “Horri” i vogel.

Më tha mirëmëngjes dhe shtoi mos u lodh se e kam unë në “patronazh” Klodin.

E pashë në sy, ata sy që feksnin nga drita.

U binda që ai e konsideronte “ëngjëll” vajzën time.

Nuk ja prisha por i thashe ti shoqeroja në një distancë.

Sa ju bë qejfi “Horrit” të vogël që une i besova vajzën .

Fluturonte nga gëzimi. Dhe kështu vazhdoi deri sa kuptohet që mosha bën ndarjen e të gjitha mendimeve, dëshirave apo pasioneve.

Kur tregonte i dridhej lehte buza e poshtëme dhe ndalonte të merrte frymë thellë.

…….Pasi kaloi kjo kohe më pyeti me zë të ulët:

“Si është bëji të fala Klodit edhe sot e ruaj atë ndjenjë aq të pastër të një femije të pafajshëm…..