Për t’gjetë ngushëllim shpirtëror!Sami Arifi


Shkruan: Sami ARIFI

Një furtunë që sjelli lot,
s’harrohet kurrë për shumë mot!
Len gjurmë t’pa përshkruara,
dhe dhembje t’pashëruara!

Edhe s’e ka përkujtime,
shpirti gjithmonë është n’shqetësime!
Drita n’errësirë pa nda ndriçon,
n’mbrendi zjarri përvlon!

Ne kujtimet kurrë si harrojmë,
n’pranverë jetën pak e lehtësojmë!
Duke qenë ne për njerëzi,
do t’ngrisim prapë shtëpi!

Për ndriçime shumë janë ardhë,
punojmë t’jemi n’frontë t’parë!
Largë nga t’bërit hor,
për t’gjetë ngushëllim shpirtëror!