Për ty historia ime-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

PËR TY HISTORIA IME

Ti që di të lumturosh shpirtin, je një ëngjëll i dlirë.

Por njëkohësisht je dhe një dreq,

Larg më mban, bërë të ndihem fatkeq.

Ti, ari i dritës me guitje harabelësh, zgjim në mëngjes.

Ti ëndërr simorgh, grimkohe, mjeran më lë të pres.

Ti psherëtimë e trembur e një natë mahnitëse.

Hezitoj të zgjas dorën të të prek.

Ti, qiell zjarresh të epërm,

Anije e ankoruar mes një të trazuar det.

Klithmë pasioni e një mendjeje lakuriqe,

Arratsje, shpërfillje, gëzim, parajsë që shkëlqen.

Gjirizi i pafund,..diçka e shenjtë!