Për Ty poet/e ,që hesht !..Tomi Buzi


Boll heshtëm, zhytur në llumin e delirit për ‘ piedestale ‘..

mbytur në diploma për merita të larta krijimtarie ,

në heshtje e ” shqyejmë ” njëritjetrin për politikën banale ..

që pjellë veç varfëri, nën mantelin e kuq,

të kësaj dinastie !!

Për Ty poet atdhetarë, që heshtë ..

duke rendur baltrave të kohës me penën në dorë,

a si dëgjonë klithmat e jetës në barkun e këtij fëmije ..?

Që veç lotët i kan mbetur, nga ‘përsheshi’ ‘horror’,

që gatuajnë bastardët ..

mbështjellë me ‘metafora’ llahtarie !..

Ti që rendit ‘pikët ‘ në vargje romancash, dashurie,

mbledhur në ekstazën e stampave konvencionale nëpër diploma ,

mbështille me vargun tëndë barkun e këtij fëmije..

ti ‘ mjekosh ‘ pak shpirtin,mbetur

pengë i lëmoshës,

me ‘ tollona ‘ !..

‘Krim dhe ndëshkim’..?!

Kështu do të shkruante Dostojevski në Rusin Cariste..

për Roskolnikovin që thuri plane për

fajdexheshën ‘ djall ‘..!

Po ky fëmijë i varfër i botës së ” bukur ”,

globaliste ..

si mund të thuri plane për të vazhduar jetën ,

nën ‘ agonin ‘ e gjallë !?

Oh, sa turp !

Ne vrapojmë labiritheve të fantazisë si poetucër ‘ gjeni ‘ !..

me pena të ” mëdha ” nëpër duar ,

krijojmë s’teriotipe duke e kthyer bojën e zezë në ‘ ar ‘ !..

Plot ‘ lule ‘ e ‘ dashuri ‘ mbjellim në kët botë të mallkuar ,

e përpara neshë , rendin këmbëzbathur, fëmijë,

me barkun e tharë !

Përse hesht Ti poet !?..

Duke rendur ‘kokëlartë’ baltrave të kohës ,

me mëndjen te diplomat ..

e penën në dorë ,

a si dëgjonë klithmat e jetës në barkun

e këtij fëmije ..

që veç lotët i kan mbetur për ‘përsheshin’ horror ..

të ushqej shpirtin me metaforat tona ,

si ‘ideologji’ llahtarie !

Boll heshtëm !

Zhgërryer nën shkëlqime të rrema ..

diplomash,

zhytur në ” piedestale ”për merita të larta krijimtarie ,

në heshtje ” shqyejmë ” njëritjetrin për politikën banale ..

që pjellë veç mjerim, nën mantelin e kuq,

të kësaj ” dinastie ” !!..