Fatbardha Amzaj

Për ty Vlora ime
Për ty Vlora ime,
Me sy ngjyrê qielli,
Vargjet do i thurr
Je si ornament,
Vlorë Vlora ime
serenatë e mbrëmjeve,
Detit perëndimeve.
Kur i dëgjon tingujt,
Buzë detit Jon,
Tingujt e violinës,
Shpirtin të shërojnë.
E shijon shëtitjen,
Rrugés në bregdet,
Të largon trishtimin
Deti të jep jetë.
Njeréz që nxitojnë,
Me hapa té shpejtë,
Njeréz që nuk ndalen,
Vrapojnë si atletë.
Disa ulen bregut,
Hobi kanë peshkim,
E kalojné kohën,
Shijojnë dhe freskinë.
Nga mali i Shashicës,
Zbresin në ajri,
Një nga një balonat ,
Jonit mrekulli.
Kundron nga bypass-i
E bukura Kaninë,
Si një mbretëreshë,
Ndrin e farfurinë.
Një skenë plot me ngjyra,
Dritat të verbojnë ,
Folk nga gjithë bota,
Skela vezullon.
Nisi gjallëria,
Vlora atraksion,
Kudo që hedh sytë,
Pranverë, lulëzon.