U shfaqe krejt papritur në jetën time,
sikur një dritë e bardhë,
u afrove pranë meje,
me një buzëqeshje,
e cila buron nga një shpirt i pastërt,
më fole lehtë, ma hape zemrën,
mos u largo, qëndro me mua,
të bëhemi një shpirt, zemër, jetë!