PERLAT E NJI GRUEJE.
Perlat e nji grueje:Donike Rrethej

Ja njoh , peshën lotit e vrapin e tij kur rrëshket
nëpër faqe,
e buzëve ankimin e dhimbjes ,kur prej shpirtit del,
ju njoh, duerve ,veprimin kur n’gjoks varen krahëve,
e zemrës goditjet e shpeshta kur dashni merr.
Ju a njoh , syve shikimin e ashpër e at t’amlin q’i t’vjedh n’shpirt,
e hapin e njoh kur i pabindun ndërron rrugë për n’mos kthim,
e njoh, nervozitetin tem kur gishtat lot mbi tavolinë e sbind ,
e njoh , dorën me gishtat e hollë e t’vegjël q’i hedhin flokët mbrapa n’zemërim.
I njoh , rënkimet e shpirtit tem kur njerëzit q’i deshta m’zhgënjyen,
e sytë kur mbyllen ,kur pamja s’m’pëlqen e m’vret fort,
ja njoh ,forcën inadit kur dhimbja e loti pak m’thyen,
e fjalës randsinë,vlerën e peshën e saj n’kët botë.
Ja njoh ,dridhjet zemrës e ( aritminë ) , e saj kur stresi !
m’rrok fort e buzëqeshjen ma shuen e m’ndez
motin,
e njoh , kokfortsinë teme e kur m’pushton vesi,
vesi i keq q’i m’shkakton dhimbjen e lotin.
E njoh , karakterin tem , t’përdreqt e kur rrugën s’ja lshoj kërkuj,
edhe se respektoj gjithkënd e vendin tem mbaj,
e njoh , forcën e shpirtit e kur iku se nuk shkel kufijt e huej kurrë,
e dhimbjen e zemrës kur hesht po n’heshtje kjan n’vaj.
Njoh ,dobësitë e mija ,q’i m’bajnë t’jem ndryshe
t’jem unë ,kjo…
e vlerat se kam edhe prej tyne ndoshta ma pak, shumë ma pak,
e ndjenjat ma t’mira kur çilin mbrenda mejet i njoh,
e njoh ,buzën q’i qesh ,fjalën e egër e fjalën e amël mjaltë.
Se për nji Grue , nuk ka randsi vetëm bukurija e vlera,
edhe gjithçka tjetër e vërteta e karakterit tand q’i dikush ndoshta merr për dobësi,
po q’i unë i quej ( PERLA ).