Petraq Kote:Mbushamendje


Mbushamendje

…sot vetja më mbushi mendjen: “Ajo, nuk të do më.
Mban mend kur vinte dielli,
Si, mbeteshe pa frymë, pa zë?!

Dhe rrezet, re s’ i vije, se ajo ndrinte nga ato më shumë,
të qeshte tërë jeta, dhe gjumi s’ kishte gjumë.

Tani gjithçka rreth teje, brendia të hesht, të hesht.
Ajo të ka harruar, ka vite rresht, rresht, rresht…

Pranoje dhe shko struku, si zjarri posht nën hi,
dhe digju der’ në shuarje,
me gjithë qetësi e mirësi!”

@kotepetraq