Petro L. Sota:Shpirt human si Nënë Tereza



Shpirt human si Nënë Tereza

(kushtuar mikes dhe poetes Monda Hamitaj e cila sponsorizoi botimin e dy librave të mi)

Në një mbrëmje, natë pa hënë,
Ndërsa qielli, me yjet fliste,
Në mendime, unë kishja rënë,
Kur pashë një ëngjëll, që po zbriste…

Nga larg zbriti, ashtu qetësisht,
Në shpirtin tim, shpresën ndeza,
Dhe po më fliste, ëmbëlsisht,
Me shpirt human, si nënë Tereza…

Më dha shpresë, besim më dha,
Nëpër hapësira, më larg të shkoj,
Se shpirtin e saj, minierë e ka,
Një botë të tërë, sikur m’dhuroi…

Mbi oqeane, dhe larg në dete,
Kurrë miqësitë, nuk kanë largësi,
Në vargun tim, hyre dhe mbete,
Ashtu, si zonjë, me zemër Flori…

Unë po rrija, që të dilte hëna,
Një fjalë me të, doja të flisja,
Por, ti vetë, ishje brënda,
Dhe unë më kot, hënën prisja…

Mbrëmjen time, ma ndriçove,
Dhe errësirën, si mjergull trete,
Por, dhe trishtimin, ma largove,
Me fjalë të ëmbël, si një poete…

Se nga shpirti yt, fjala të del,
Si kurorë lulesh, tek një princeshë,
Dhe në çdo stinë, si zambak çel,
Në buzën tënde, që buzëqesh…

Me dorë në zemër, të flisja doja,
Por, mendimet, të heshtura m’ rrinë,
Pak vargje, si lule, do t’i dërgoja,
Si gjerdan ylberi, për miqësinë…

Do ta besoj, sa të jem gjallë,
Se mund të ndodhin, mbrekulli,
Ka vërtetë edhe njerëz të rrallë,
Dhe një ndër ta, Monda je ti…

Shoh sytë e tu, që flasin vetë,
Dhe mbi ballin tënd, nuk shoh re,
Por, buza mjaltë, të nxjerr kur flet,
Me bukurinë, që në shpirt e ke.

4 shtator 2019…