Petro Sota-Më mashtron gjithnjë


MË MASHTRON GJITHNJË
—————————————

Prej teje dhe mua, gjumi s’më vjen,
Por edhe tek ty, gjumi të vjen vonë,
Ti shpesh në ëndërra, më gënjen,
Kur dua të puth, ikën më mashtron.

Pse po ndodh kështu, nuk po e di,?
Cili shkak, po të bën të lëkundur,?
Sa herë të vështroj me sytë e mi,
Më duket, si dashuri e pamundur.

Por, dashuri e pamundur, kurrsesi,
Se nuk ka asnjë motiv, e tillë të jetë,
Edhe një lule, që buzë greminës rri,
Një fllad ta përkëdheli dhe ajo pret.

Por nuk e di çfarë je, përrallë a delir,?
Se imagjinata ime, s’po njeh kufi më,
Trupin tënd e pushton, pa mëshirë,
Duke mos lënë, të pa prekur asgjë,

S’do të pyes, se kur mund të vish,
Ndoshta një surprizë mund të jetë,
Një gotë verë, kur me mua ta pish,
Do të thuash;- ah, ç’më dehe poet.

Por ty, s’mund të dehi një gotë verë,
Edhe njëqind vjeçare, sikur të jetë,
Qielli do ngryset pak, shi do të bjerë
Por pastaj diku, një ylber do të ketë.

Në ç’farë ëndërre, me ty kisha flirtuar,
Që s’mundesha të zgjohesha dot më,
Por unë doja që të isha vërtetë zgjuar,
Se ti në ëndërr, më mashtron gjithnjë.

Të mashtroja dhe unë, kurrësesi s’doja,
Se s’doja të ikja pa marrë një premtim,
Por dhe mund të ikja e pastaj të harroja,
Kjo s’do të ishte harrim, por një mallkim.

Oh,! sikur ëndrrën, ta tregoja ty njëherë,
Të vërtetën e saj, s’do ta besoje aspak,
Ti do të ngrije, si një statujë në mermer,
Mashtrimi në ëndërr, do ishte një shkak.

Petro Sota