Pirro Minella Millona:Cikli kujtime nga Gjirokastra!!!


Pirro Minella Millona

Cikli kujtime nga Gjirokastra!!!

….” Grisi fletet e para te fletores per te ma dhene mua, per shenimet ne zborin ushtarak…!!!”

…Ishim maturante dhe nje nga elementet e shkolles, ishte dhe stervitja ushtarake. U veshem ne shtepi me rrobat ushtarake, morem, pajimet, lopata xhenjere, canten e shpines, helmeten dhe pelerinen ushtarake.

Rrjeshtimi ne oborrin e gjimnazit “Asim Zeneli”.

U paisem edhe me armatimin luftarak, u paisa me nje karabine tip “Simonov” me dhjete fisheke, bile mbaj mend edhe nurim e armes. Nr. 619, e cuditshme me tre shifra.

Komandanti ishte, Oficer Jasemin Idrizi, nje i ri ne ate kohe. Kishte nje te ecur karakteristike dhe nje timber zeri te dallueshem.

Kur beri shikimin rrjeshtor, erdhi tek une dhe me kerkoi fletoren e shenimeve dhe stilolapsin perkates.

Une mbeta, kisha harruar ti merrja. Dola nga rrjeshti dhe me vajti mendja menjehere, kishte shume “zogeza” te vogla, qe ne si maturante na shikonin si cuna me te rritur.

Nuk e zgjata vrapova brenda ne shkolle dhe gjeta klasen e pare me gjimnaziste. Ishte pushimi midis oreve.

Ne bangen e pare ne te majte ishte nje cupe e vitit te dyte, kishte ulur koken dhe fytyra ishte e mbuluar nga floket, qe nuk te linin mundesi ta shikoja.

E preka lehte ne sup, ajo ngriti koken dhe me veshtroi me syte e saj te pafajshem. Kishte sy ngjyre kafe te celet, te medhenj me bisht dhe nje fytyre me lekure teper te lemuar.

Floket i kishte deri ne supe, te dendura me onde te bukura. Nuk e kisha fiksuar me pare. Ajo me pa e habitur.

Nuk i lashe kohe te mendohej dhe i tregova, se me duhej nje fletore shenimesh dhe nje stilolaps.

Me pa ne sy me njihte, se me tha:

Po mire Pirro, do te mundohem ti gjej.

Futi doren ne canten qe e kishte poshte ne bange dhe nxorri nje stilolaps. Po nga canta nxorri dhe nje fletore me katrore tete lekeshe shfletoi faqet e para.

Sapo e kishte nisur as pese faqe nuk kishte shkruar. Me pa edhe njehere ne sy dhe menjehere grisi ato pese faqe te shkruajtura dhe ma zgjati mua fletoren.

-Merre, besoj do te te beje pune. Kete kam.

Une nuk fola, por me beri pershtypje ky xhest i saj. Pra hoqi ato faqe qe i duheshin per mesim dhe me dha mua fletoren.

…E morra fletoren e futa ne canten e shpines, i zgjata doren me miresjellje vajzes dhe i thashe:

-Si ju quajne.

Ajo uli syte e bukur dhe me ze te ulet me tha:

-Merita, me quajne, te njoh nga larg, ta kalosh bukur zborin.

Ika me mendimin sa bukur dhe me delikatese u soll Merita.

…Me ka mbetur edhe sot ne kujtese pas afro me shume se nje gjysem shekull, Ajo, fisnikeria dhe xhesti aq i vecante…..

Tirane, me 11 Shkurt 2022.