Pluhurin e bëra vargë-Arze Hasanaj


Arze Hasanaj

Pluhur hodhën në shpirtin tim,

menduan që ti humbin bardhesin.

Por une e kam lene ashtu atë pluhur,

duke ngritur pluhur askund nuk arrijme .

Pluhur hodhen ne zemren time,

se e duan të ndare cope cope.

Por zemra ime nuk u zhgënjye,

dhe pse u munduan me secilën forcë .

Pluhur hodhen ne syte e mi ,

të verber deshën të më shihnin.

U bëra pak e verber tua bej qefin,

Pluhur mbi pluhur nisën të ngrinin,

Pluhur hodhen ne rrugët e mia,

se jetën pa rruge deshën të ma linin.

Por s’u shqetësova veç buzëqesha ,

se me atë pluhur veten përlyenin.

Pluhur hodhen kudo që munden,

as lulet e bukura s’ju dhimsen aspak.

Por pluhurat si shkunda i ruajta shumë,

se desha ti bëj herë këngë e herë vargë.

Ti mbajnë si kujtim ne zemrat e tyre,

pluhurin që hodhen me të mirë të ju kthehet.

Tè pakten atë që nuk e njeh si duhet,

mos hidh mbi të pluhur nese ajo kursehet.

Le të hedhin pluhur sa t’ju doje qefi,

nëse duan afer e nëse duan larg .

Se asnjë minut skam nga koha ime,

pèr njerëz të pa shpirt e që venat i kane pa gjak.