Po thotë Dibra, na prit-Nexhbedin Basha


Prizëren…!

Po thotë Dibra, na prit

Prizëren…!

Kjo erë e re po fryn për Arbërinë,

Si re e bardhë do përhapet, kjo dritë,

Ky diell do ngroh dashuritë…

Rruga “Lidhja e Prizërenit”, një aset,

Për trojet arbërore, lapsi është mpreh,

Si gurë diamanti ajo po vjen,

Një urë lidhëse me gjurmë lashtësie një asetë.

Në rrugën e vjetër këmbët kallo,

Rrugëtarët me karvanë i zinte gjumi në hane,

Rruga “Lidhja e Prizërenit” kreshtat po zgjon,

Do buzëqeshin monopatet Dibër, Kukës e Kosovë.

Qafat e shpatet si shtojzovalle do hedhin valle.

Rruga e Arbërit do bashkohet me Rrugën e Kombit,

Në këngë do mbeten fjalët e poetit në vargje,

Për rrugën e diellit kronikanët do flasin.

Një erë e re po fryn për Tiranen, Dibrën, Kuksin e Kosovën,

Si re e bardhë do përhapet kjo dritë,

Një erë buke të mirë nuhas miku im,

Trojet arbërore kjo rrugë do i lidh.

Rruga e Arbërit kapet dorë për dorë me Rrugën e Kombit,

Dritë dhe ajër, ajër dhe dritë…

Rruga “Lidhja e Prizërenit” na zgjon kujtesën,

Krahërori i malit të Stërvecit një mit.

Kordoni Adriatik-Pollogu një risi që rrëzëllen,

Porta Adriatik-Prizëren

urë lidhëse një rëfren i lashtë,

Si aromë deti me jod ajo po vjen,

Ditë të bardha trokasin dhe në rrugë do i gjesh.