Poetët-Feri Arifi 


Poetët

Edhe ata

Të gjithë vdesin

Por veprat

E tyre mbesin

Disa të mira

E disa pa vlerë

Aty në pergamenë

Të shkruara

Me ngjyrë të zezë

Po besa

Edhe me të kaltër

Gjysma andej

E gjysma këndej.

……….

PSE

Pse unë po shkruaj

Poetit i them mos gabo

Ashtu si në hershmëri

I ri kur je

Mos ik nga të tjerët!

Ti nuk je poet

Je grindavec e dështak

Tinxar

Mos gënje

Mos vidh shkrimet e huaja!

Poet nuk je ti

Je ashtu

Çfarë je

S’dua të të them

Gjithmonë ti.