Poezi-Leonard Pipa


Gjinjtë e natës kullojnë hënë,

Mbi tepsinë cipë zezë,

Ujku gjysmën mos ka ngrënë,

Deri nesër në mëngjes…

Mbushur pylli me gastorë,

Hakatarë, rrëmujaxhinj,

Shpres një degë kam shtatë orë,

Me dy tre kokrra ullinj.

Bëj ta kap e më largohet,

Dehur afshe të ergjëndta,

Nate e shkretë kot mundohet,

Me të mirë, fjalë të ëmbla…

Gjintë e natës kullojnë dritë,

Pikë pikë me pikatore.

Gjumi prapë më zë në pritë,

Ëndrra vjen më merr për dore.