Poezi nr 9 e poemës :
Më pyet facebook !
Për Thesprotin e lashtë sa malet e Pindit,
që ende thëretë me zërin e fortë:
Çohuni o të gjymtuar, deri në dhimbjen e shpirtit..
se Napolon zerva-t,
jan ende gjallë, edhe sotë !
Nëntëqind e katërmbëdhjeta,
s’mbeti e vetme në radhë si ujët e ” kulluar ”,
njëzet e treshi, përlyer në gjak fëmijësh,
e tridhjet e gjashta ..
mbarsur,
me fashizmin e ”bekuar ”..
në kthina të errëta priftërinjësh !..
Mbi gjuhën e gjakut Shqipëtarë,
u derdhën dyzina
me barbarë ,
mbi gjith popullsinë e Çamërisë,
shpata dhe plumbi ..
zhdukte gjuhën,
dhe derdhte gjakun e Shqiptarisë !
Dyzet e katra,
i fundit mallkim i spastrimit etnik ,
mbuloj gjithë Çamërinë në gjak e vajë !
Shqiptarë e përzënë
nga vatrat ..
”nënëshkruan ” legjendën e shpirtrave
të ‘heshtur’..
të vetmuar, të braktisur në ‘sifilizin’
që kishte ‘mbirë’ ..
trupave të vdekur !..
Barbarët e Napolon Zervës,
me thika në duar,
priftërinjë me ‘mantelin’ i zi,
e kryq në dorë për ti bekuar …
për gjakun që derdhën, mbi burra, gra, dhe fëmijë,
kriminelët e ” ç’kishëruar ”..
kthinave ,
veshur me veladonë te zinjë !
Çamëria
me malet e Pindit mbi kokë,
deri në Pavël-in e vjetër shtrirë gjerë e gjatë,
mbështjell me lavdin e Piros ..
që se mposhtën kurrë dotë ,
po binte e gjakosur,
mbytur thellë, në lumenj gjaku,
dhe lotë !
Me fisnikërinë, nderin, dhe zakonin e Shqiptarit,
në asnjë shekull nuk u matën dotë
hordhitë..
për krenari dhe nderë gruaja Çame,
e dërgoj shpirtin lartë
të përqafohej me perënditë !
Për masakrën më të madhe në syt e Europës lavire,
për genocidin më barbarë në shekullin e zi, nëntëmbëdhjetë..
për lukuninë e ujqërve të stepave..
që mbijetesën e gjetën në barbarizma,
që drodhën tokën e shënjtë,
dhe Zotin vetë !
Për gjakun që derdhën Arvanitët Shqipëtarë,
të çlironin Greqinë ..
si përherë mbi supet e tyre mbështetur,
për emrat që ju ndryshuan duke i tërhequr zvarrë ,
për pleq e fëmijë , pragjeve mbetur !
Për vitin tjetër të zi…
kur fashizmi triumfoj në Greqin arkaike,
i ”famëshmi” Joan Metaksaj,
që vrau e preu
për gjuhën e bukur Shqipe !
Për Stavro Koçonin e kriminelin Zambeta,
që gjunjëzuan Filatin me dhunë e gjakë
për Fitaljete,
që mbushi Igumenicën
me ushtarë të etur ..
për të vrarë e djegur në çdo pragë !
Gjuhë të prera kush fliste Shqip,
vrarë e therur ..
kush fliste dy herë gjuhën mëmë,
mbi çdo Shqiptarë rinte litari i dredhur..
si ëndrra më e keqe,
e një shpirti ndër këmbë !
Për ç’far tjetër mendoj ?..
Për ëndrrat e fëmijëve,
mbetur djepit plot gjak e lotë,
për ” reformën” ,në tokën e Çamërisë,
që as Zoti se përtypi dotë,
për gjuhën dhe emrat plot toponime,
për shpirtrat e Shqiptarëve,
tretur në thërime !
Përse tjetër duhet të mendoj ?…
Vazhdon..
Tomi Buzi !
Shënim :
Kjo poezi postohet si ilustrim i dokumentuar për çështjen Çame, brënda linjës së ndërtimit të poemës, si një kapitull më vete !
Jam i bindur se shum lexues nuk e njohin aspak të vërtetën e genocidit kundër popullsisë Çame !
Është shumë më drithëruese se këto vargje !….
Për saktësim:
Në 1944, disa vajza ( nuk e dimë ende numrin e saktë) janë hedhur në lumin Pavël, të ndjekur nga kriminelët e Zervës ?
E bëjmë këtë sqarim për efekt të saktësisë historike, sepse nuk duhet ta ngatërrojmë me vajzat e Sulit që u hoďhën nga shkëmbi në vitin 1803 !
Artistikisht e kemi sjellë si rjedhë historike, për të argumentuar fisnikërinë e grave dhe vajzave Çame në etapa të ndryshme historike, ashtu siç edhe është e vërteta e genocidit ndaj popullit Çam !
