Poezi-Valentina Todhri


Valentina Todhri

Dy buzë që dridhen, lehtë s’mund të qeshin
Dy sy të trishtuar lehtë mund të lotojnë .
Një ëndërr e fjetur do kohë që të zgjohet.
Dy duar të ftohta, jo ngrohtë s’përqafojnë .

Një ego e lënduar , s’e ka të lehtë të falë .
Një mendje e bërë lëmsh,do kohë të kthjellohet
Ndaj lëre gjithçka të rrjedhë ngadalë
Ç’farë do që të bësh, do kohë të ndërrohet.

Dhe sytë e enjtur e buzët e ftohta
Dhe ledhatimet , e zënkat kot më kot .
Dhe përqafimet, që duar e shpirt ngrohin .
Dhe egon e lënduar të bërë copë-copë.