Poezia 4 e poemës-Tomi Buzi


Poezia 4 e poemës : Më pyet facebook ‘Përse mendon’ ?..

Po mendoj për errësirën, ku jemi zhytur,

për ata që na rinë si ‘xhelati’,

mbi kokë,

për triumfin e dikurshëm të gjakut tim,

mes llumit mbytur,

për ata që lavdinë e morën me vete,

nën tokë !

Për ditën,

kur gjuha ime u ngrit mbi flamur,

për gërmat që u shkruan në letër, e lexohen mbi gurë,

për honet e errëta të njëmij e tetëqindë e njëzet-ës…

që vinin nga thellësia e shekujve,

duke rendur tutje si lubi e djallit

që thith pa pushim,

gjenezën e së vërtetës..

Për errësirën që endi pëlhurën e sajë mbi truallin Arbërorë,

për dishepujt që nuk ‘ lanë ‘ një pergamenë pasë ,

për ata që sunduan botën,

shekuj me radhë,

duke shkruar historinë, mbi atlas !

Për hallkat e ‘zinxhirit’ të këputur..

nga plane djallëzore,

për emrat që mbetën të harruar..

mbështjellë në lëkurë dhie,

për shekujt e plagosur, nën klithma djalërie,

për qindra mbretër.. që i dhanë lavdinë,

asaj Ilirie..

Përse mendoj ?..

Për dyzet fiset, në dyzet shtete,

për perandorët e gjakut Ilir që sunduan

planetin,

për ata që i dhanë ligje, forc dhe jetë një perandorie të madhe,

ata që vendosën gurët mbi piramidat epike,

dhe ftonin planetin ..

të hidhte ‘valle’ !

Po mendoj për rugëtimin e historisë time,

për shtigjet që shkeli,

udhët nga kaloj..

në cilën rugë e ‘vranë’, ku ngeli ?..

Mos vallë ishte e ‘plakur’ nga shekujt e gjatë..

apo ishte e lodhur, dhe ra në gjumë !.

Ku mbete moj e fandaksur udhëve,

pa dritë, pa vegime,

në cilin detë a lumë..

lave ” mëkatet ” e hordhive !?..

Përse tjetër..?

Për epokat që u shuan dalëngadalë..

reshtuar shekujve si ushtarë,

ndoshta edhe për ylberin e shënjtëruar..

me zjarrin e shtat ngjyrave,

zbukuruar ,

për kurorën e magjisë Dodoniane,

që u ngjizë me shtat perënditë

aty, nën këmbët e tempullit të sajë

ku ylberet ..

feksnin mbrëmjeve më të bukurën,

drit !

..Përse mendohesh..?

Vazhdon !…

Tomi Buzi.