Poezia e dytë e kapitullit të parë!Tomi Buzi


Poezia e dytë e kapitullit të parë !

Më pyet facebook:

” Për ç’far po mendon” ?

Për shekujt që shkuan vetëtimthi mbi

mbi tokën time të ngratë..

duke trokitur si këmban alarmi, mbi gurët

e tretur,

për kërcëllimat, që kapluan

pa shtërngat..

me vetëtima të përflakura gërmat, dhe dishepujt e mbetur !

Për fjalët që u mbijetuan kohërave, si dyzet apostuj të gjuhës sime,

për zjarret që ndezi Europa, ti kthente në thërime..

për shqiponjat që i mblodhën një e nga një, e ja u dërguan perëndive..

ti qepnin në flamurin Kuq e Zi,

të mrekullive !

Ende më pyet: ‘Për ç’far mendoj’ ?..

Po mendojë për trillet e shekujve,

për baltrat pa emër,

për fosforitet e eshtrave që ndiçojnë ende thellë..

në tokën time,

si shkëndijëza në një bot të errët

fshehur nga rezet e të shënjtit diell !

Mendoj për gjuhëtarë, historian, filozof e sorollop të tjerë,

që mësuan si të shkruanin përtej kufijëve, në dhe të huaj..

të kthyer në këtë tokë me brekët përmjerë..

baltrave të kuqe,

ku marrëzia kundërmonë erë !

Përtej hapave të mi po mendoj,

deri ku mëndja ime zgjat dorën mbi to,

për gjurmët që lë pasë,

kur shkoj..

rugëve, mugëtirave ku dielli

s’më ngrohë,

e marrëzia s’më lë të flas !

Po mendojë për ‘miqë’ që më shajnë..

jargosur si në mesjetën

e largët,

të ‘bindur’ e të përulur si kavie eksperimentale të një bote të errët,

ku honet e shpirtit,

janë kthyer në lobarotorë infeksioni,

që përhapin jargët

mbi të gjitha ditët e vitit !

Për ç’far po mendoj ?..

Për burrat që i mbuloj harresa..

mbështjellë me qefinin e errët të botës sllave,

për Dodonën, ku perëndit kan ruajtur eshtrat..

mijëra vjet më parë, kur hajnitë ,

s’guxonin të hidhnin valle,

e gjuha shkruhej me eshka !..

Për Herodotin, babanë e historisë,

për Thotin, që mbi gurë shkroi për Ilirinë,

Homerin e madhë

poetin e dramaturgjisë

Sokratin, Aristotelin e të tjerë,

për ‘testamentin’ e zi të patriarkanës..

që ende sotë,

zvaritet si reptilët, nëpër dheun e shenjtëruar,

të kësaj toke, mbetur djerrë !..

Përse po mendoj ?..

Po mendoj për gjuhën time që mbeti trembëdhjet shekuj

në robëri,

për njëqind breza mbetur

në harresë,

për mesharët e profetëve që ju zhdukën të shënjtës Iliri..

për dhespotët e Bizantit,

që fshehën gjuhën mbi të cilën

faleshin perëndi !

Për meshat e profetit Shqiptarë,

Gjon Pali,

për mesazhin e shënjtë që lëshoj në trojet Ilire,

”Mbrojeni gjuhën tonë, sa jeni për së gjalli..

t’ja u lëm amanet brezave të gjakut ,

jo hordhive” !..

Për këto po mendoj !..

Dhe do vazhdoj ende të mendojë..

si do të fus dritën në thellësin e mugëtirës,

të shohë me syt e mi..,

atje ku shohin legjendat, ku flenë trillet

e historisë, të s’mirës,

atje ku ” ndalohet reptësishtë ”, të ndriçoshë..

honet e zeza, të errësirës !

Përse po mendoj ?…

Vazhdon…