Poezia gjashtë e poemës-Tomi Buzi


Poezia 6, e poemës:

Më pyet facebook : ”Çfar po mendon” ?…

Për ç’far mendoj ?..

Për mijëra ‘testamente’ që dergjen nën ‘zinxhirë’ ..

ashtu,

duke u tërhequr në Europa zvarrë ,

për makthin që i mban të mbledhur bashkë ..

djajtë e mallkimit të Ilirisë ,

mbështjellë me emrin Shqipëtarë ..

Baltosur me vulën e tradhëtisë !

Po mendoj për Frëngun Mauricio Droun,

që i tha botës mbarë :

” Shqiptarët janë populli më i vjetër,

qëkur njeriu njohu tokën,

si perëndin e parë ” !

Nikolla Jorga, e Maximiljan Lambertz,

që ngritën zërin për kombin Ilir..

” Historia e botës..

s’mundë të shkruhet pa Shqiptarët ..

sepse do të mbetet përjetë jetime ,

e pështirë ”..!

Për kë tjetër ?..

Për La Martin,

Francezin tjetër që bërtiti fort:

” S’mund të meret nëpër këmbë një kombë,

që botës i ka falur heronj !..

Aty, Homeri gjeti Akilin, Agamemnonin,

Menelaun, e plot kolos të tjerë,

Pellazgë..

që botës i falën gjakë, dhe nderë ” ,

kur ende s’ njihte truall e pragë !

Për Henri Brailsford, që i tha botës:

shqiptari ” primitiv ”..,është

‘mbinjeriu ‘..

që ëndërronte Nietzsche..

duke kërkuar adn-ën e legjendës së

kolosëve..

që endnin lavdin Pellazge të hyjnive

në lëkurat kafshësh,

që mbuluan djepat e fëmijëve !

Për kë tjetër ?…

Për Xhuzepe Katapanon,

që i foli botës mbarë ;

” dymbëdhjet mijë vjet më parë,

nga Atlantida,

erdhën civilizimet në mbar botën nga Pellazgët, ( Shqiptarë) !

Agostino Ribeco, Bratisllav Nushiq,

Dushko Kostandinov,

” Shqiptarët,

vijnë nga racë e kulluar,

nga Ilirët e Pellazgëve të vjetër,

hyjnorë, me gjak perëndishë,

të bukur, të fortë, si asnjë racë tjetër

që nuk mbajti emra hyjnishë !..

Për Edvin Jasquez :

” Do isha krenarë të më thotë dikushë,

që gjaku im është gjak Shqiptarie..” !

dhe vazhdoj të bërtasë,

me histori në dorë :

”Shqiptarët janë vazhdimsia..

e një populli hyjnorë ” !

Trashëgimtarët e Akilit, Filipit,

Aleksandrit të madhë,

Piros së Epirit, e qindra mbretër e perandor të tjerë..

që lartësuan artin, kulturën,

e i veshën ‘ brekët ‘, kësaj Europe të mjerë !

Fjala e vjetër: Shqipëtarë ,

është si uji që lag damarët e tokës,

ajo vjenë nga mijëra shekuj..

duke zbukuruar kudo racën Arjane,

të botës !

Një popull që su shpërbë kurrë…

mbytur në mes gjakut nga barbarët

e stepave,

mbështjell e mbajti genin, me të shënjtin flamurë,

që 11 mij vjetë më parë,

në luftën e ” Akrepave ” !..

Kur heroglifet filluan të shkruheshin

në Egjyptin e antikitetit,

Ilirishtja ishte gjuha e perëndisë më të vjetër,

mbi gërrmat e sajë,-thot

Harold Whiteal,

mbështesnin penën, perandorë, dhe mbretër !

Për çfar t’jetër mendoj ?

Për Maks Myle, Fanulla Papazoglu,

Goz Xhen, e shum të tjerë,

që shkruajnë ende për historin tonë,

të ” mjerë ”..!

Për Gustav Majer, Xhorxh Han, e Haki Pasha,

që vet emrin e perandorisë Osmane,

e vë mbi ”djepin” që e përkundi..

duke i thënë botës:

”..Po doli në drit historia e Shqiptarëve,

Osmanët, i merë lumi ” ,

historia do të çajë kudo koren e tokës !!..

Dhe kështu do shkojmë deri në fundin

e historisë..,

nga veriu i Europës,

drejt shkretëtirave të Azisë,

deri sa bota të mësojë të vërtetën

e madhe,

se nën këtë Europë të mallkuar ..

shtrihet historia më e lavdishme,

e botës Pellazge !

S’di pse më shkonë ndërmëntë, një thënie Turke e vjetër…:

Nëse hapet ”sepetja ” ,

ADN-ja e Osmanit të parë..,

dotë jetë gjaku, i një race tjetër ”…!!

Përse tjetër..?

Vazhdon !