Pogradeci-Seti Pezaku Vladi


Shtrihesh nën hijen e kupolës liqenit,

në krah’ nositësh pushon,

trazon zëra të padukshëm

kaltërsie të nderë,

puthesh me flatrat e valës mistike,

portiku i pasthirrmës së gjatë lirike.

Mbi karvane valësh ecën enkelejtë

me varkat ngarkuar me qiell,

s’dihet sa shekuj ato valë kanë pirë,

sa miliona njerëz buzët kanë freskuar,

sa gjuhë popujsh brigjeve janë folur!

Mbi ato karvane dhe Lasgushi këndoi

valës e liqenit, bregut ku pushoi.

Agu florishent zbehet para teje

në gurrat mjekërrbardha

rrezet bëhen ngjyra,

hambar stolish derdhur valë e fletë,

ky rrethim i blertë me syrin rubin,

befasi fati, ty të yllëzoi!

Copë kaltërsie me dy krah’ të rënë,

I përrallshmi Drin

me Drilonin nën hënë!