Portret nëne-Ildije Xhemali


Sa dhimbje e mllef

që mbante nëna ime,

gjithë botën helmonte,

po ta shkarkonte.

Shtrëngoi fort gurin

e ktheu në rërë.

Shtrëngoi fort drurin

e ktheu në hi.

Gjarpërin e shkeli,

helmin ia injoroi.

Me ujkun u përlesh,

e zboji.

Mykun e çmyku,

dritën përqafoi.

E mbajti në pëllëbë dheun,

i dha jetë e lulëzim.

I mbajti në gji fëmijtë,

u fali sy, u dha bekim.

Desha t’u bëj portretin.

E vështirë,

si me këmbë të kalosh detin.

Po t’i kishit njohur

t’u kishit fiksuar fyryrat,

me dhimbje do thonit:

“Pa jetë janë ngjyrat!”

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 163

Të gjitha reagimet:

9Ildije Xhemali, Shepresa Zurnaci dhe 7 të tjerë