Treporti ishte qyteti me pozicion ndërmjetës e ndërlidhës.Gjuha e folur dhe mikëpritja e hebrenjëve të ikur nga Spanja-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia*

1.

Parathenie

Emërtimi i sotëm për qytetin Treport është :Kalaja e Treportit dhe muri antik në det. Nga ky listim prej dy shifrash ku gjëndet kalaja dhe në ç‘sipërfaqe shtrihet murri rrethues në det? Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca e vet, qytetit. Trandje historike megjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Shekujt e IV-V si në të gjitha qytete antike,që ka Vlora si Olympia,Cerja dhe Triporti të ketë si bazë zhvillimin e jetës pikërisht në këta shekuj si dhe të ketë dominuar në të gjitha zhvillimet historike, qytetare,ekonomike,në zonën e vet. Mjegullinat megjithë cirnosjen e tyre kanë si epilog harresën. Në të vërtetë Triporti u gjet vonë. Muret e tij mbetën nën errësirrën e kohës dhe nën valëzimin e ujërave të detit.

2.

Treporti sot.Nëse bankina ishte gjuhë e ngushtë për 200-300 m në thellësinë e detit ,rrënoja mund ti shikosh me sy të qetë nga kodra ku dikur ishte pjesë e një garnizoni ushtarak. Shkembinjte e gjuhës, që ngrihen 0.5-1 m mbi uje, luajnë rolin e një valëthesi natyral, i cili krijon një zonë të qetë të mbrojtur mjaftë mirë prej dallgëve.Në të vërtetë këta shkëmbinjë, që thyejnë dallgët ngjasojnë me ca nëndetse të vogla, gjysmë të zhytura nën suprinën e ujit.Gjurmët e kohëve të hershme gjënden fare pranë bregut dhe kodrës prej matëriali shtufi, që zbret thikë në det.Çfarë ndërtimi i kohëve të vjetra i përket një ndërtesë me përmasa të rregullta katrore,që shquhet jo më shumë se 30m nga bregu në brendësi të ujit?Një barrierë e madhe prej blloqesh në distancë prej 500-600 m nga bregu shquhet nga përplasja e dallgëve përmbi barrierrë.Kjo barrierë, që mund të ketë qënë pjesë e portit mund ta ndjekësh në fare pak sekuenca kohe ,ndërsa shuhen dallgët për tu rikrijuar ose në ditët kur moti është i qetë dhe deti ska valëzim. Gjithë hapësira e madhe e këtij kepi tregon se përmasat e tij edhe sipas mendimit të studiuesve kanë qenë ndër më të mëdhat për kohën e vet.Kur është gërmuar për herë të fundit në Treport?Ka 30 vjet kohë, që nuk janë dukur më këtej arkeologët për të gërmuar në tokë dhe në det.Sa për server mund të jenë kryer,gërmime kurrsesi.Treporti sot është në pritje të kohës së vet për të nisur gërmimet.

3.

Ku shtrihej qyteti i Triporti dhe kalaja e tij?

Tre- porte si mund të quhet ky qytet që gjëndet në afërsi të Vlorës. Një distance rreth 7-8 km ,për tu gjendur në gjirin e Vlorës .Gjiri i Vlorës është i rrethuar nga brigjet e sheshtë, me thellësi të vogla, ndërsa është mbyllur nga shpatet e malit Lungara dhe gadishullit me lartësi rreth 840 m.Triporti: është një rrip toke, në forme istmi që shtrihet 8 km në veriperëndim të Vlorës. Triporti:është një rrip toke shkruante në planin e zhvillimit të saj ish komina Qëndër, në forme istmi që shtrihet për 8 km në veriperëndim të Vlorës,midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina të ulëta që shkojnë deri në 80 m. Në zona të tjera rripi i tokës është shumë i ulët dhe përbëhet nga një rërë e hollë edhe e bardhë (zona e Kavalonës në lindje të Nartës). Nëtë kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tre hyrje nga të cilat sot funksionon vetëm një. Në pjesën me të gjerë e më të lartë të Triportit gjendet fshati i Zvërnecit, në pjesën jugore të së cilës që zgjatet drejt detit janë zbuluar mbetje të një porti antik.Njësia adm Qendër sot pjesë ka një sipërfaqe prej 12,000 ha nga të cilat 42 km katror janë të përbëre nga pasqyra ujore e Lagunës së Nartës.Ka nën administrimin e saj një vijë bregdetare prej rreth 10.5 km në detin Adriatik.Pjesa tjetër e territorit shtrihet në lartësitë e kodrave, që rrethojnë qytetin e Vlorës në pjesën verilindore dhe lindore. Kufizohet në jugperëndim nga Bashkis Vlorë dhe në veri verilindje nga Novosela.Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës.

Laguna e Nartës është e njohur në nivel ndërkombëtar për shkak se përmbush kërkesat e Ramsar-it. Laguna mbyllet me kepin e Triportit, i cili sëbashku me kodrën e pyllëzuar përbën një kompleks natyror mjaft të bukurturistik.

4.

Gjiri i Vlorës dhe kepi i Treportit?

Gjiri i Vlorës i përcaktuar me këto përmasa:19 km i gjate dhe 16 km i gjerë.Fillon me Kepin e Triportit dhe perfundon me Kepin e Gjuheës.Kepi i Treportit ndodhet në lagunën e Nartës.

5.

Treporti në listën e qyteteve antike.

Vlora ka 5 qytete antike: Amantia, Olympia, Cerja, Orikum, Treporti . Ka qytete antike apo qendra të fortifikuar si Olympia, Cerja,Treporti.

a-Studiues të huaj kanë bërë këtë emërtim për këtë qytet pak të njohur. Në zonën bregdetare në jug të Apolonisë dhe në shpinë të Orikumit, një qytet tjetër,shtrihej territori i fisit të amantëve, me qendrat e tij të fortifikuara. Qendra e këtij fisi ishte Amantia. Që nga Vjosa deri në malet Akrokeraune, ku shtrihej territori, i këtij fisi, ndodheshin një sërë kështjellash dhe qytetesh të fortifikuara.Lugina,qafa dhe vendkalime të tjera natyrore lidhnin zonat e brendshme malore me bregdetin. Në bregdet ose në një pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut, ishin kalaja e Treportit, (skelë) e Kaninës, e Himarës (Himera) dhe qyteza e Borshit. Më në brendësi ndodheshin kalaja e Mavrovës (Olympa), Amantia dhe Qyteza e Ceries. Kjo e fundit zotëronte një zonë blegtorale dhe kontrollonte rrugën, që lidhte territorin Amant me Kaoninë.

b-Neritan Ceka :Një qytet tjetër, prapë në Gjirin e Vlorës, më pak i njohur,por shumë i rëndësishëm, ishte dhe Triporti, i zbuluar nga Karl Paç në vitin1904, një mur i çuditshëm që zgjatet nga kodra në drejtim të bregut. Ka ngjallur gjithmonë diskutime, pasi ishte një rrugë që lidhte qytetin e vogël në kodër me pjesën tjetër, duke menduar se ka patur një lagunë, apo mund të kishim një skelë. Gjatë gërmimeve të viteve ‘70 u sqarua se ishte një murr rrethues që jep idenë e një vendbanimi shumë të madh, një qytet të rëndësishëm.

c- Dr. Moikom Zeqo: “Shkenca faustiane e arkeologjise nënujore”. Ka disa legjenda siç është p.sh. ajo e Kepit të Treportit në Vlorë. Këtu me të vërtetë kemi gjetur trakte muresh të një ndërtimi urban antik. Legjenda se ekzistonte një qytet i mbytur verifikohet dhe ndoshta në këtë rast kemi të bëjmë me një pozicion më të hershëm ose të një qyteti tjetër ose të vetë qytetit të Vlorës.

6.

Treporti-pozicioni dhe rëndësia e kalasë

A.Bace:Treporti në skajin verior të gjirit të Vlorës në Treport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug, shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje, ndërmjet tij dhe një vargu që vazhdon paralel me të, por pa e aritur bregun, gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0.5 km i gjerë. Kodra më jugore e vargut në lindje, ku gjenden dhe disa burime uji të pijshëm, bie me pjerrësi 30-35, në veri ku një qafë e bashkon me vargun, ka një pjerrësi më të butë, ndërsa nga anët e tjera thepiset me shkëmbinj të lartë.

Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvernec, në një shkëmb në buze të detit, gjendetKështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera, të periudhes antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësiperme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, është dëmtuar në mënyre sistematike edhe më von, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithkëtë poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjeset e saj të fillimit, ruhen ende gjurmët, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojme në vija të përgjithshme planimetrinë e saj. Bankina nis në rreze të kodres, atje ku ajo vazhdon si gjuhë e ngushtë për 200-300 m në thellësinë e detit. Shkembinjtë e gjuhes, që ngrihen 0.5-1 m mbi uje, luajë rolin e një valëthesi natyral, i cili krijon një zonë të qete të mbrojtur mjaftë mirë prej dallgeve.Bankina vazhdon në vijë të drejtë për 650 m duke qënë kështu një nga më të mëdhatë e kohes. Kjo gjatësi jepte mundësi të ankoroheshin shumë anije. Trualli ndërmjet dy vargjeve kodrinore që përmëndem më sipër është i mbushur me gjurmë nërtimi dhe fragmentesh qeramike, togjet me skarcitete dëshmojnë për pranine e punishteve në afersi të shpatit të kodrës së fortifikimit.Lind pyetja: nëse Kanina, qytet bregdetar, në një zone të përshkruar prej korentesh të fuqishme ekonomiko – politike i ka shpëtuar vëmëndjes se historianeve dhe gjeografëve antike?

Siç dihet në këtë zonë përmendet vetëm një qytet me emrin Amantia, me kordinata që përkojnë mjaft mirë me ato të Kaninës. Pozita e tij e kushtëzuar nga lidhja e njëkohshme me detin, në një zone të përshtatshme për qëndrimin e anijeve dhe hinterlandin Amantin( luginën e Lumit të Vlorës), në një vend që kontrollon kalimin nga pjesa jugore e gjirit, e zëë prej Orikut në atë veriore të zënë prej amantëve, dëshmon mjaft mirë se këtu kemi të bëjë me një qytet amant. Zhvillimi i Amantias në shek. IV-III p.e.s dhe kthimi i saj në një nga qendrat me rëndësi të bregdetit të poshtëm të Adriatikut sigurisht që kerkonte një qëndër buzë detit për kryerjen e tregtisë detare, qëndër që sipas nesh ishte pikërisht Kanina. Vetë emri mendojmë se do të ketë mbetur i fshehur nën emrin e fisit dhe qytetit mëmë Amantie.Përsa i përket qëndrës tjetër Straboni, ndërmjet Orikut dhe Apolonisë në bregdet vendos Bylliakin ndërsa Ptolemeu pas Apolonisë rreshton Aulonën (qytetin dhe rrënojat e Treportit) është jashte dyshimit, pasi asnjë qëndër tjetër nuk i përgjigjet ë mirë përkufizimit të Ptolemeut.

Por në këtë zonë sic e pamë më sipër gjendet vetëm një qytet bregdetar ai në Treport, duke u nisur nga kjo Tomashek hedh mendimin se ndoshta Aulona fillimisht ka qënë Bylisi.Ky supozim na duket i drejë pasi një qytet i vetmuar pa lidhja të forta me hinterlandin, si ekonomike ashtu edhe ushtarake do të që eliminuar me kohë prej Apolonisë fqinje e cila duhet të ndiente mirë konkurencën e saj tregtare.Për më tepër vetë emri i përveçëm vendas, siç do të pritej për një qytet ilir, por një emër grek, që për me tepër me vonesë, kur tutela e Bylisit ndaj qendrave të tjera ishte dobësuar së tepërmi

7.

Cila ishte e folura e banorëve të gjirit të Vlorës?

Një ndër studimet më me vlera për krahinën tonë është ajo për gjuhën se çfarë gjuhe amtare përdorej në Gjirin e Vlorës gjatë shekujve. Prania e vendbanimeve të lashta në gjirin e Vlorës ka gjetur si burim argumentimin shkencor të akademikut Demira,j që ti vrojtoj me lupën e tij shkencor.

2 qytete antike, Oriku dhe Treporti,Aulona më tej në gji me 18 km gjatësi dhe 16 km gjerësi. Ç’gjuhë kanë folur banoret e gjirit të Vlorës gjatë shekujve?Kjo pyetje,natyrisht parakupton që të sqarohet më parë nëse ata banore gjatë shekujve kane folur një apo më shumë se një gjuhë në rrjedhë të kohës. Këtu është fjala për gjuhët e folura pas ardhjes së tribuve indoeuropiane në Gadishullin Ballkanik, sepse gjuhët jo-indoeuropiane të folura para ardhjes së tribuve në Ballkan dhe në Evropë në përgjithësi janë sot të panjohura për ne, me përjashtim të gjuhës së Baskeve, që flitet në viset kufitare midis Spanjës dhe Francës. Sqarimi i pyetjes së mësipërme edhe për periudhën pas ardhjes se tribuve në viset e banuara sot nga shqiptaret paraqitet bukur, i vështirë, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund të flitet për popullsi krejt të papërziera, jo vetëm në gjirin e Vlorës dhe në viset e banuara nga shqiptaret, por edhe në Gadishullin Ballkanik e më gjerë. Mjafton të kujtojmë dy periudhat e sundimit të mbretërisë Bullgare gjatë shekujve IX – XIII dhe të mbretërisë Serbe të nemanjideve gjatë shekujve XII – XIV, që kanë lënë gjurmë të shumta jo vetëm në fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe në emrat e vendeve, gjurme këto që të lënë përshtypjen e një kolonizimi të pjesshëm të viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllave. E njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat më të hershme, sidomos për periudhën e sundimit të gjatë romak,që solli si pasojë romanizimin e një pjese të mirë të popujve te Ballkanit, si edhe për periudhën më të hershme të themelimit të kolonive greke në brigjet e Mesdheut, të Adriatikut e gjetkë. Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe të mesjetës, është e vështirë të flitet për një popullsi krejt homogjene në viset e banuara nga shqiptarët, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit të Vlorës.Në lashtësi dhe në mesjetë, në mungesë të dhënash, të dokumentuara me shkrim për periudhat e hershme, mund të ndriçohet kryesisht nëpërmjet të dhënave të tërthorta, që mund të nxirren nga analiza e disa fakteve të gjuhës amtare, që flitet në këto vise, në periudhën e dokumentuar historike. E në këtë rast, shqipja si gjuhë amtare e vendbanimeve të gjirit të Vlorës, nuk mund të veçohet nga gjuha amtare e banoreve te Shqipërisë Jugore në përgjithësi. Mençuria e akademikut Demiraj shfaqet qartësisht tek teza që ai përfshinë në këtë studim kur thotë se : Gjithsesi, mendimi që Shqipëria Jugore në përgjithësi dhe i ashtuquajturi Epir në veçanti, ishin të helenizuar në lashtësi, nuk ka asnjë mbështetje dhe për këtë arsye është kritikuar me të drejtë edhe nga një studiues specialist i kësaj treve, siç ishte dijetari anglez N.G.L Hammond, i cili në faqen 423 të Vëllimit të Parë të veprës së tij madhore Epirus (1967) shkruan: “Dëshmitë arkeologjike tregojnë se, kultura Greke, siç shfaqet në poçeri dhe objekte te tjera, nuk depërtoi në Epirin e brendshëm me përjashtim të Dodonës dhe atje vetëm në një masë të kufizuar deri në Shekullin IV. Dëshmitë historike në përgjithësi dhe përshkrimi i tribuve të Epirit të brendshëm si barbare (d.m.th jo Greke – Sh.D) nga Tukidi janë në harmoni me dëshmitë arkeologjike. Prandaj, nuk mund të merret seriozisht ideja, ë gjuha greke u përhap prej qyteteve greke në bregdet dhe zëvëndësoi një gjuhe jo greke gjatë shekullit V ose VI. Iliria qëndrore ishte gjeografikisht shumë më e hapur për depërtim nëpërmjet Epidamit (=Durrësit ), Apolonisë dhe Bylysit, por gjuha greke nuk e zëvendësoi gjuhen ilire atje në shekullin IV ose me vonë”. Gjithsesi, arsyetimi i mësipërm është një argument ex silentio. Prandaj, në këtë rast është e nevojshme të parashtrohen edhe disa të dhëna konkrete, që do të dëshmonin për një prani të hershme dhe të vazhdueshme të popullsisë autoktone në Shqipërinë Jugore në përgjithësi dhe në vendbanimet e Gjirit të Vlorës në veçanti.

7.

Treporti dhe hebrenjtë e ardhur nga Spanja

Treporti është një qytet dhe port i lashtë i Mesdheut.Kepi i Treport ,ka rëndësi arkeologjike. Hebrenjtë e ikur nga Spanja në vitin 1492 mbritën aty për në Vlorë. Anna Kohen Presidente e Komitetit shqiptaro-izraelit, Nju Jork, Shoqëria “Motrat Qiriazi”,ka shkruar:Mijëra kilometra më në perëndim, në anën tjetër të Atlantikut, shtrihet Kepi i Triportit në Vlorë. Pikërisht aty, më 1492 zbarkuan qindra hebrenj sefardikë që ishin larguar nga Spanja për t’i shpëtuar përndjekjeve të inkuizicionit.

Ata u ngulën në Vlorë dhe rindërtuan jetën e tyre duke u mbështetur në mikpritjen, mbrojtjen dhe harmoninë e popullit vlonjat. Breza të tërë izraelitësh sefardikë jetuan për disa shekuj në Vlorë, deri sa u shpërngulën drejt Beratit dhe viseve të tjera të Arbërisë kur Vlora u pushtua nga Venediku. Gjatë shekullit XIX dhe XX dhjetëra familje hebrenjsh romaniotë u zhvendosën nga qytetet e Greqisë së pavarur dhe u vendosën në Janinë dhe Vlorë.Kur Janina ra nën Greqinë, shumë izraelitë të Janinës u shpërngulën për në Vlorë. Një prej tyre ishte edhe familja e ime. Ne jemi krenarë që u lindëm e u rritëm në Vlorë. Mikpritja, vëllazëria dhe dashuria e popullit vlonjat do të mbeten të paharruara për gjithë hebrenjtë. Por këto u demonstruan sidomos gjatë Holokaustit, kur Vlora, Kavaja, Tirana, Berati dhe qytetetë tjera të Shqipërisë u kthyen në qendra të vërteta të strehimit dhe mbrojtjes së refugjatëve hebrenj,vendas si dhe të ardhur nga Greqia, Maqedonia,Serbia etj. Por kryeqyteti i parë i Shqipërisë moderne i ka hapur dyert e tij edhe për të përndjekur të tjerë.

Gjatë viteve 1913-16 në ullishtat e Vlorës dhe nëTriport gjetën strehim mijëra fshatarë toskë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre të djegura e arat e rrënuara për t’u shpëtuar masakrave dhe krimeve të përbindshme të kryera nga administrata ushtarake greke e të ashtuquajturit Epir Autonom.Po ashtu, mijëra banorë të Çamërisë, që arritën t’i shpëtojnë gjenocidit të bandave fashiste të Zervës më 1944-45, u vendosën në Kume dhe Çole të Vlorës, fare pranë Kepit të Triportit.

Dhe do të vinte viti 1999 kur Vlora plakë do të hapte sërish dyert e saj, kësaj here për të shpëtuarnjë pjesë të gjysëm milioni kosovarësh që u shpërngulën dhunshëm prej regjimit shovinist serb. Për vlerat e mëdha dhe të njëjësishme të tij, Kepi i Triportit, duhet të kthehet në një Park Historik Kombëtar ose Ndërkombëtar për Nderimin e të Përndjekurve në Mesdhe. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik të Triportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum,gruas me prejardhje hebreje të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit. Pasi i tha lamtumirë gruas së Ekrem bej Vlorës dhe mikut të saj Myqerem Janina dhe tek avioni ngrihej nga Rinasi atë pasdreke të vitit 1945, ajo do të shprehej:“Lamtumirë, Shqipëri. Ti më dhe mua kaq shumë: më dhe mikpritje, strehim, miq si dhe ngjarje me plot të papritura. Lamtumirë, Shqipëri! Një ditë unë do t’i tregoj gjithë botës se sa trima, sypatrembur, të fortë dhe të besës janë djemtë e tu; se si vdekja dhe e keqja nuk mund t’i trembin ata. Po të jetë nevoja,unë do të tregoj se si ata mbrojtën një grua refugjate dhe se kurrë nuk do të lejonin që ajo të cënohej,edhe sikur kjo t’u kushtonte jetën. Dyert e vendit tuaj të vogël mbeten të hapura, o Shqipëri. Qeveria tuaj mbylli jo njërin por të dy sytë, kur ishte e nevojshme, me qëllim që t’u jepte njerëzve të varfër e të përndjekur një shans tjetër për të mbijetuar në luftën më të tmerrshme të të gjitha luftrave. O Shqipëri,ne e mbijetuam rrethimin prej humanizmit tuaj. Të qofshim falë!” [Ikje nëpër Ballkan, Vetëjetëshkrimii Irene Grünbaum, University of Nebraska Press, f. 139].

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve.