Të buzëqeshësh është hyjnore-Blerta Basha


Të buzëqeshësh nuk do të thotë se nuk ke qarë kurrë, por se je e fortë dhe ecën përpara me shpatullat si luanesh.Dhe pret diellin të dali me rrezet e arta, e jo me re gri ngarkuar në mëngjes.Këtë mënyrë ke zgjedhur ti të jetosh e lumtur gjithmonë në shpirt,

Me buzëqeshjen tënde me të gjitha mirësitë.

Buzëqeshjen e fiton me forcën e shpirtit në jetë,edhe se ndonje pikë lot nga sytë përmbi faqe rrëshqet,ti di si ta fshish me duart e lumurisë ngadal pa i vrarë dritën magjike.

Aty ku lindi buzëqeshja lindi dhe trishtimi bashkë,

në të njejtin çast…

Ndaj buzëqeshi jetës, munde trishtimin me forcen e shpirtit tënd të, të quajturit forcë hyjnore.

Kape hënën me gishtërinjte e duarve dhe zbrite ngadal në tokë,bëhe natën ditë e jo natë me lotë.

Kështu do agojë…e dielli do dal me rrezet e tij të arta,pa ja marr bukurinë as hëna dhe as nata.

Ndaj jeto për vete e jo për botën që të rrethonë,

buzëqesh si fëmija i vogël kur do të pij të bukurën nënë..

Buzëqeshja është si qershia përmbi tortë,

Lum kush buzëqesh se një ditë do ikim nga kjo botë

Sdo na ngelet asgjë si imazh nga kjo jetë si kujtim.

Për veç buzëqeshjes si forca e shpirtit të lirë!

Blerta Basha.Mars.2024