Prag Shën Valentini-Arben Velo


Arben Velo

U ndal çdo kohë para meje

një djalë takon,një vajzë të bukur.

Unë hijen time, tërheq zvarrë

dhe lë dy hije për tu puthur.

Nxitoi vajza përbri ditës

Një tjetër nur rrugës ia zgjati

më ngjanin rrahjet e zemrës saj

( si zhurmë takash te asfalti)

Dy hije puqur, skanë mëndje fare

për hijen time, ku heshtja s’vdes

si shkarpa mbledhur këmbëve të tyre

mjegullat që thyen ky mëngjes.

U ndal çdo kohë para meje

takoi një djalë,një vajzë të bukur.

Unë hijen time e tërheq zvarrë

dhe lë dy hije duke u puthur.