Prekazi -kjo vatër e krenarisë kombëtarë-Xhemile Aliu


Të gjitha rrugët të shpiejnë atje

Tek burimi i lirisë tende Kosovë

I madh i vogël apo plak edhe rini

Vijnë me krenari të përshendetën

Vendi ku i than frikës stop ma

Nga aty u përhap zjarri i lirsië

Dhe shkjaut i ndez zjarri kudo

Ai zjarrë që solli të bekuaren lirinë

Ajo vatër partiotike e kombit

Sikurse dikur në kohën e Gjergjit

Kombi u unisua,ja vdekje ja liri

Mori forcën magjike t’Ademit

Sot është vendi i shenjëterimit

aty ku falemi i madhë e i vogël

Aty ku krenarija ska kund kufij

Prekazi lëshon rreze drite mbi kombin

Të falëm ty o bacë Shabani

Të përkulemi gjerë në tokë

Për trimat që linde e edukove

Që të nderojnë historinë tonë

E kombit që i dhuruan krenarin

Po nënë Zahideja heroike

Që nga shpirti nxori legjendar

Me krenari ia dhuroi atdheut

Përjetësishtë të mbetet e gjallë

Bac Ademin që ndrroi historinë

Dhe armikut i shtini frikën n’palcë

U tunden malët e ushtuan fushat

Pushka e tij jehoi kudo n’botë

Shembull i atdhetarizmit

Unik mbi gjihtë botën mbarë

Është shpirti i legjendarit

Komandant Adem Jasharit

Ty të falemi o vend i lirisë

Të falemi dhe ty komandant

Marshojmë rrugës së lirisë

Drejtë bashkimit kombar

I yti dhe i kombit ideal.

Gjermani