Psherëtima-Valbona Kolaveri


Asfiksohem ndjenjash,
Tek zbres
Teposhtë,
Shkallëve tê shpirtit

Ngrehinave të vetmisë,
Jehonë
Kohësh të çala
Dëgjohën,
Puseve të saj
Zbraztësive,
Tek përkunden
Dashurish të harrueme

Të çara kurrizdala
Ditësh,
Teshen,
E kollen lagështish,
E ninzash
Zbehen dritësitë,
Dhe nën qepalla heshtjesh
Vuajnë

Mbrëmjesh,
Rrëshqasin myshqeve
Të mureve të pajtimeve
Paqtimeve të vetes,
Meditimesh,
Të lodhuna dhembjesh

Ku lehonë klithjesh
Prehen në përgjërime
Të shtrira,
Pritjesh pa kohë,
Të hallakatura
Brinjëve të durimit

Të ngërthyeme
Ofshamash,
E fohen ,
Ajrit të paqtë të nuses
Që nuk nusëroi kurrë

Se qe nuse
Pa princ,
Pa muzë,
Pa dashni,
Pa dasmorë,
E me një shami
Në dorë,
Ta tundë valleve,
Stuhish

E stinësh
Të shkundë,
Psherëtima vaji
Ta valvisë
Si flamur kalasë
Së dashnisë së humbur.