Realiteti ynë i zymtë-Kasam Shaqirvela


(Si është ai…e si e shohim ne…)

Të rrallë janë sot intelektualët shqiptarë, këndej e andej Drinit, që mund ta kenë guximin intelektual për t’i thënë gjërat drejt, pa ekuivoke… dhe pa iu trembur syri prej askujt madje as nga vetvetja…!

Dhe, pa e llogaritur se, a do të preket dikush me qëndrimin e tyre të thënë publikisht, pa llogaritur madje se, a do t’i përkrahë apo do t’i kundërshtojë masa e lexuesve apo ajo e elozheve politike, a do të humbin “miq” apo do të fitojnë akoma dhe më shumë “shokë” etj.

Shqiptarët sot duhet, domosdo që, ta pastrojnë ndërgjegjen e vet ma së pari dhe, më pastaj, realitetin e hidhur shqiptar të kenë guximin ta shohin ashtu si është, lakuriq pa kozmetikë e pa strabizëm dhe të mbledhin forcën e ta gëlltitin edhe pse i hidhur është ai. Dhe kur të shikohen gjërat në rrafsh horizontal, nga këndi i përspektivës dhe shtruar në tavolinë pa zmadhime.. atëherë mund të pritet të merren vendime të drejta për një të ardhme të sigurt dhe përparimtare për kombin shqiptar.

Mungesa e platformës gjithëshqiptare apo mbarëkombëtare është pasqyrim i kësaj përçarje që e kemi ne sot e gjithë ditën..?!